I përndjekuri tentoi vetëhedhjen nga kati i 25, Ministria publikon faktin e rëndë

Aktualitet

Ministria e Financave reagoi lidhur me ngjarjen e sotme per rastin e ish-te perndjekurit politik Xhemal Zhuri, duk zbuluar nje fakt te frikshem: ai ka marre kestin e gjashte per te cilin protestoi, e madje, ne banke i eshte hedhur edhe kesti i shtate por ai nuk ka shkuar ta marre.

"Ministria e Financave sqaron se kesti i gjashte eshte mbyllur per te gjithe perfituesit e kategorise se pare, "persona ish-te perndjekur politike qe jane ne jete" dhe tashme ka filluar procesi per pagesen e kestit 7 per te njejten kategori.

z. Xhemal Zhuri ka perfituar pagesen e kestit te gjashte ne daten 07.10.2016", tha ministria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas saj, nderkohe ne daten 10.02.2017, ne llogarine e tij personale ne banke, ka kaluar edhe pagesa e Kestit 7, e cila nuk eshte terhequr akoma nga personi i tij.

"Bashkengjitur mund te gjeni me foto, vertetimin nga sistemi i pagesave, per kestet e perfituara dhe datat respektive te pagesave.

(Sqarojme gjithashtu se ne sistemin e Agjensise se Pagesave kesti 7 figuron "pa paguar", per arsye se personi nuk eshte paraqitur per ta terhequr pagesen nga llogaria e tij ne banke, por data perbri, verteton kalimin e pageses ne banke)", thekson ministria.

NGJARJA:

Tiranë, Xhemal Zhuri zbret nga vinci, kërcënoi me vetëvrasje për herë të tretë: Dua lekët e mia

ME TE LEXUARAT