Zgjidhet sot presidentit i ri në Gjermani, ja kandidati favorit

Ditën e sotme, Asambleja parlamentare e Gjermanisë zgjedh presidentin e ri të këtij vendi. Mësohet se favorit i madh për tu zgjedhur president është Frank-Ëalter Steinmeier, ish-ministër i jashtëm i respektuar, i cili ashpër e kishte kritikuar Donald Trumpin, gjatë fushatës presidenciale amerikane, në vitin 2016.
Socialdemokrati Steinmeier, 61 vjeçar, është paraqitur si kandidat i qeverisë, pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk ishte në gjendje ta gjej një kandidat nga partia e saj, që ishte i gatshëm të garoj për këtë post.
Partia Social Demokrate, e krahut të qendrës së majtë, është partnere në qeverinë e bllokut konservator Union të kancelares Merkel.
Presidenti i Gjermanisë ka pak fuqi ekzekutive, por konsiderohet një autoritet i rëndësishëm moral.
Presidenti i deritashëm, Jaoachim Gauck, 77 vjeçar, ka refuzuar të kandidohet për mandatin e dytë pesëvjeçar, për shkak të moshës së tij.
/Rel/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

E rëndë, shkrumbohet nga flakët stadiumi i klubit të njohur të futbollit

Një ditë më parë, stadium i klubit të njohur kinez Shanghai Shenhua ...