“Zgjedhjet po afrojnë. Do tundoheni të shisni votën apo ta fotografoni atë, por…”

Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt ka apeluar për sfidën kryesore me të cilën do të përballen të rinjtë më 18 qershor.

Borchardt thotë se mund të tundoheni për të shitur votën apo edhe për të mos votuar, por jeni ju ata që zgjidhni demokracinë me të cilën doni të jetoni.

“Ka shumë sfida me të cilat do të përballeni. Zgjedhjet po afrojnë dhe ju do të bëni zgjedhjen tuaj. Do të tundoheni për të mos votuar, të shisni votën apo ta fotografoni atë për të treguar kandidatin për të cilin keni votuar. Jeni ju ata që zgjidhni demokracinë në të cilën doni të jetoni, ndaj bëni zgjedhjen e duhur. Ne e mbështesim Shqipërinë në reformimin e ligjit zgjedhor dhe i japim këshilla në lidhje me praktikat më të mira. Kolgët nga ODHIR do të vijnë të monitorojnë zgjedhjet, por i takon shqiptarëve të vendosin çfare rruge do të marrin përmes votës së tyre”, deklaroi Borchardt në një bashkëbisedim me studentët e Akademisë së Arteve.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. Shoku borchardt por me rigon je duke bere. Gjithmone keni dale dhe keni thene shprehjen e famshme “zgjedhjet paten probleme por jane te pranueshme…” . Sa here qe njera pale ka ngritur zerin per shkeljet ju te njejten shprehje keni thene perhere. Perfundimisht jeni bere te pabesueshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Topalli: Protesta ka fillim të mbarë, ja pse kundërshtoj bojkotin e zgjedhjeve

Protesta e opozitës dhe çadra e ngritur në bulevard është një nga ...