Flet zëvendësuesi i Armando Prengës: Kam bërë vetëm 2 muaj burg. Dua mandatin

Politikë

Kandidati i fundit në listën e socialistëve të Lezhës, Kastriot Piroli pretendon se të marrë ai mandatin që Prenga dorëzoi fundjavën e shkuar.

“Unë tashmë jam në shërbim prove. Më kanë ngelur dhe dy muaj. Gjykata e Apelit më la në shërbim prove për 12 muaj. Unë do të kryej të gjitha veprimet procedurale në kërkim të mandatit. Do të plotësoj formularin e dekriminalizimit dhe do të pres.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri më tani nuk më ka kontaktuar as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nuk jam kontaktuar as nga Partia Socialiste e as nga Edi Rama. Unë kam pretendime për mandatin sepse kam qenë pjesë e kësaj liste dhe kam bërë fushatë.

Burg kam bërë vetëm dy muaj dhe më pas kam qenë në shërbim prove”,-tha Kastriot Piroli për Shqiptarja.com. KQZ është e detyruar të verifikojë një herë të vetmin kandidat që PS në Lezhë ka në dispozicion: Kastriot Pirolin. Por edhe ky person rrezikon të mos e marrë mandatin.

Ai është gjykuar dhe dënuar për shpërdorim detyre pasi ka qenë drejtor i Hipotekës së Kurbinit, madje ka bërë edhe dy muaj burg për këtë çështje. Rasti i tij është apeluar dhe me vendim përfundimtar ai është shpallur i fajshëm dhe është lënë në shërbim prove për 12 muaj, por nuk dihet se si do ta interpretojë KQZ dhe Prokuroria këtë çështje.

Në rast se Piroli nuk e merr mandatin, atëherë, bazuar në Kodin Zgjedhor, mandati i kalon partisë më të madhe aleate. Në këtë rast mandati i kalon LSI-së, dhe për pak kohë, deri në 18 qershor, deputete bëhet Erisi Zaimi, kandidatja femër e LSI-së.shqiptarja

ME TE LEXUARAT