Zbulohet identiteti i policit që drejtonte rrjetin e prostitutave në Tiranë

Kliko per me shume info

Një ditë më parë, policia e Tiranës shkatërroi një rrjet prostitucioni, i cili kontrollohej nga një polic. Në aksionin e koduar “Free Taxi”, pjesë e të cilit ishin edhe katër taksistë, u arrit të kapeshin edhe disa prostituta si edhe rekrutueset e tyre duke e çuar numrin e të arrestuarëve në 11.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranë bën me dije se të arrestuarit frekuentonin kryesisht hotele në zonën e liqenit, Kasharit dhe Kombinatit.

Kliko per me shume info

Në komunikatën zyrtare të Policisë së Tiranës, theksohet se Elton Shtrepi është punonjës policie.

Ai ka lindur në Berat, është i martuar dhe baba i një vajze. Prej disa kohësh ushtronte detyrën e Punonjësit të Policisë Rrugore pranë Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, shkruan Albeu.com.

Sipas skemës së organizimit të këtij rrjeti prostitucioni, mësohet se edhe i arrestuari tjetër Albion Todri është gjithashtu i lindur në Berat.

Mësohet se në drejtim të “shef” Eltonit ka patur mjaft ankesa prej drejtuesve të makinave në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë, i cili e kishte dorën mjaft të “rëndë” edhe kur shoferët ishin në zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.

Punonjësi në fjalë mbulonte zonën e Unazës, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda duke u kthyer në tmerrin e shoferëve ku në mënyrë të përsëritur makinat janë tërhequr me karroatrec edhe kur nuk kishte tabelë për ndalim qendrimi duke lënë të dyshohet për lidhje të tij me pronarët e parkingjeve private në atë zonë. /Albeu.com/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here