Zbulohet arsyeja, ja çfarë bëri Serbia që u shty vendimi për Haradinajn në Francë

Kosovë&Rajon

Franca ka shtyrë vendimin për Ramush Haradinaj. Seanca e radhës do të mbahet me 2 mars ku pritet që të merret dhe vendimi përfundimtar.

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë para trupit gjykues në Francë se është i pafajshëm dhe se në luftën e fundit në Kosovë i ka mbrojtur civilët shqiptar.

Haradinaj shtoi se ekstradimi i tij në Serbi është absurd.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka zbuluar arsyen se pse u shty vendimi nga gjykata franceze.

Ai ka deklaruar se kjo gjykatë i ka pasur të gjitha argumentet që lideri i AAK-së që të lirohej sot, por që sipas tij këtu ndikim të madh ka dosja e dërguar nga Serbia.

“Nuk ka pasur asnjë arsye të shtyhet vendimi, Hardinaj është dashur të lirohet sot, por kjo çështje po zgjatet për shkak të materialeve të dorëzuara nga Serbia. Pra duhen disa ditë që të analizohen këto dosje, dhe vendimi do të merret me 2 mars”, u shpreh Muharrem Nitaj për rtv21.

ME TE LEXUARAT