Zbulohen fotot brenda rezidencës së Donald Trump
Mar-a-Lago është rezidenca gjigante ku presidenti amerikan Donald Trump, kalon fundjavat e tij.
Ajo ndodhet në Palm Beach/ Florida dhe ka një vlerë prej 200 milionë dollarësh.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në këtë shtëpi madhështore ka gjithçka, duke filluar nga salloni gjigant e deri të fusha e golfit, e cila mendohet të ketë kushtuar rreth 7 milionë dollarë.
Mar-a-Lago konsiderohet edhe si “Shtëpia e Bardhë dimërore”, e Donald Trump, pasi presidenti kalon aty një pjesë të madhe të kohës.
I tillë ishte edhe rasti i fundjavës së kaluar ku ai prezantoi këshilltarin e ri për sigurinë, Herbert McMaster./top channel