Zaev: Brenda 15 ditëve, Maqedonia me qeveri të udhëhequr nga LSDM

Kosovë&Rajon

Kryetari i LSDM në Maqedoni, Zoran Zaev, deklaroi sot se brenda pak ditëve Maqedonia do të ketë qeverinë e re.

“Janë siguruar firmat për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re. Ka mbetur edhe një pjesë e vogël e bisedimeve për qeverinë e re, ndërkohë që çështjet thelbësore janë harmonizuar. Për 10-15 ditë Maqedonia do të ketë qeveri të re të udhëhequr nga social-demokratët”, tha Zaev.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

BDI dhe LSDM kanë gjetur dakordësinë për aplikimin e gjuhës shqipe, si një hap mjaft i rëndësishëm në përpjekjet për të arritur një marrëveshje për bashkë-qeverisje, ndonëse një akord i tillë nuk është konkretizuar ende.

Bashkimi Demokratik për Integrim pas një mbledhje kryesie që zgjati më shumë se shtatë orë, vendosi të pranojë propozimin e Zaev për dy-gjuhësinë, ndërkohë që aktualisht po shqyrtohen edhe çështjet e tjera.

Ende nuk dihet se kur mund të përfundojë vlerësimi i propozimeve, por zëdhënsi i BDI-së, Bujar Osmani, ka deklaruar se një tjetër përgjigje mund të jepet ditën e premte.

ME TE LEXUARAT