Zbulohet dokumenti / “Si pastruan 500 mijë USD Ylvi Beqaj dhe motra e Lul Berishës”

Telashe të reja për Ylvi Beqjan, biznesmenin që mban statusin e të penduarit të drejtësisë kundër Emiljano Shullazit. Ndërsa pret të ballafaqohet në Gjykatën për Krime të Rënda, me ish-mikun e tij, Ylvi Beqja, konsiderohet si njeriu kyç edhe në hetimin që prokuroria e Durrësit po zhvillon ndaj Luljeta Berishës. Kjo e fundit, është motra e ish-kreut të Bandës së Durrësit Lulzim Berisha dhe po hetohet për pastrim parash. Po çfarë e lidh biznesmenin Beqja me Luljeta Berishën?

‘News 24’ disponon një kontratë noteriale, që mban datën 15 gusht 2014, ku biznesmeni Beqja, ka pranuar përpara noteres Albana Hoti se ka marrë borxh nga motra e Lulzim Berishës shumën prej 500 mijë eurosh.
Konkretisht, biznesmeni Beqja, pranon para noteres, se në vitin 1996, ka marrë dorazi shumën prej 300 mijë marka gjermane nga Luljeta Berisha. Gjithashtu, në vitin 1998, pranon se ka marrë borxh po nga Luljeta Berisha 100 mijë dollarë amerikanë. Ndërsa në vitin 2004 shumën prej 150 mijë euro. Të trija këto shuma, pohon Beqja në deklaratë noteriale, i ka marrë dorazi dhe i ka përdorur për zhvillimin e aktivitetit privat në fushën e policisë private.

Nga kontrata, del në dritë fakti se biznesmeni nuk ka mundur t’ja shlyejë në kohë borxhet dhe ja çfarë pranon si kusht. “Këto shuma duhet t’ia kisha kthyer Luljeta Berishës, brenda vitit 2005. Sipas marrëveshjes verbale me nesh, nëse nuk e likuidoja brenda vitit 2005, mbas kësaj date do të aplikohej interesi prej 1 për qind për çdo vit vonesë, që nga momenti i shumës së marrë hua, të cilat nuk janë likuiduar nga ana ime. Deklaroj dhe garantoj Luljeta Berishën se do të likuidoj këtë shumë të marrë hua bashkë me interesin që arrin në 500 mijë euro brenda datës 30 tetor 2014. Për të garantuar likuidimin e kësaj shume ka të drejtën e bllokimit të gjithë aseteve të firmës sime ku kam aktivitetin tregtar”
Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se kontrata është fiktive, ndaj është kërkuar dëshmia e Ylvi Beqjas, në kuadër të hetimit të nisur ndaj motrës së ish-kapobandës së Durrësit, për akuzën e pastrimit të parave në vlerën e mijra dollarëve.

Po përse ka interes për prokurorinë kjo kontratë e administruar në dosjen hetimore? Për faktin se rezulton të jetë nënshkruar vetëm pak muaj përpara se Ylvi Beqja, si përfaqësues ligjor i kompanisë “Saudi Brothers Commercial Company”, i dhuroi Emiljano Shullazit, 30 për qind të ish-hotel Vollgës. Pikërisht këtë pronë, Ylvi Beqja, premtonte para noterit se do ta kalonte në pronësi të Luljeta Berishës, nëse nuk do të arrinte t’i shlyente borxhin. Krahas hetimit për pastrim parash ndaj motrës, Krimet e Rënda dyshojnë se kontrata është lidhur nën kërcënim.news24

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pronarja i bëri ftesë klientëve për seks me kamarieren, ja si u zbulua rrjeti i prostitucionit

Pronarja e një lokali në rrugën Tiranë- Elbasan, shtetësja Abibe Sh, 50-vjec ...