Vritet xhihadisti që ideoi sulmin ndaj Ambasadës amerikane në Tiranë

2
Kliko per me shume info

Themeluesi i grupit xhihadist egjiptian që më 1998 tentoi të godiste ambasadën e SHBA në Tiranë është vrarë javën e kaluar në Siri nga bombardimet amerikane, ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Njoftimi nga Pentagoni thotë se bombardimet kanë vrarë 11 operativë të Al Qaedas, përfshirë edhe një që përshkruhet si një anëtar “trashëgimie” me lidhje me Osama bin Laden.

Kliko per me shume info

Bombat e komanduara u hodhën në Idlib të premten e të shtunën, duke goditur një ndërtesë që përdorej për takimet e Al Qaedës, duke vrarë dhjetë operativë.

Goditja e së shtunës vrau Abu Hani al-Masri, për të cilin Pentagoni thotë se kishte lidhje me Bin Laden dhe me liderin aktual të Al Qaedas, Ayman al-Zawahri.

Al-Masri ka mbikëqyrur krijimin dhe aktivitetin e shumë kampeve stërvitorë të Al Aqedas në Afganistan in në vitet 80 e 90.

Al-Masri ishte themeluesi i Xhihadit Islamik Egjiptian, grupi i parë Sunit që përdori vetëvrasës me eksploziv në sulmet terroriste, sipas Pentagonit. Midis aktiviteteve të grupit ishte edhe sulmi i parealizuar kundër Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here