Vrasja e vëllait të Kim Jong un, policia arreston të dyshuarën

Policia në Malajzi ka arrestuar një grua në lidhje me vrasjen e gjysmëvëllait të liderit koreano verior Kim Jong un, ndërsa është në kërkim të të dyshuarve të tjerë.

Kim Jong nam u vra me gjilpëra të helmatisura teksa priste të merrte një avion në aeroportin e Kuala Lumpurit ditën e hënë.

Kliko per me shume info

E arrestuara, e cila u lokalizua përmes kamerave të sigurisë, është identifikuar si Doan Thi Huong, 28 vjeçe. Në momentin e ndalimit, ajo ishte vetëm dhe në zotërim të një dokumenti udhëtimi vietnamez.

LEXO EDHE:  Gjenden shëndoshë e mirë dy binjaket e humbura në Itali, qeni i tyre hero i mbrojti gjithë natën

Autoritetet malajziane po kryejnë autopsinë për të zbardhur se çfarë i shkaktoi vdekjen vëllait të diktatorit, por Peniani zyrtar e ka kundërshtuar këtë veprim.

Madje, qeveria në Korenë e Veriut ka kërkuar dorëzimin e trupit dhe ka dërguar disa përfaqësues në spitalin ku mbahet viktima. Por, autoritetet në Kuala Lumpur nuk janë përkulur përpara këtyre kërkesave.

LEXO EDHE:  Tarifat e Trumpit, Berlini: Presim të hyjnë në fuqi më 1 maj

“Malajzia nuk do t’i nënshtrohet presionit të askujt. Institucionet do të ndjekin procedurat”, ka thënë një burim për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Sidoqoftë, Malajzisë i duhet ende të konfirmojë zyrtarisht se personi i vrarë është vëllai i Kim Jong un, pasi ai po udhëtonte me një pasaportë me identitetin Kim Chol./tch

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here