Vrasja e Elton Cicos, vetëdorëzohet djali i Hysni Milloshit, policia: Ja si negociuam

Aktualitet

Vetëdorëzohet në polici Renato Milloshi, i shpallur ne kerkim per vrasje.

Behet me dije se 36-vjeçari, djali i të ndjerit Hysni Milloshi ishte shpallur në kërkim si një nga autoret e vrasjes së Elton Çiçës mbrëmjen e 2 majit brenda Bar “De Niro” në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime zyrtare te policise thane se vetëdorëzimi është bërë para pak castesh në policionë e Tiranës.

Viktima ishte ulur në një tavolinë ku ndodheshin dy miq të tij, njëri me profesion oficer policie dhe tjetri mjek, dhe në praninë e një gazetari të kronikës.

Sic u konstatua edhe nga pamjet filmike të kameras së sigurisë brenda lokalit, atentatori trupmesatar ishte i mirëinformuar për objektivin, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi.

26 ditë pas vrasjes policia bëri të ditur emrat e personave të dyshuar si ekzekutues të Çiços. Ata janë Renato Milloshi dhe Jani Alia. Tashmë mbetet në kërkim vetëm ky i fundit.

Deklarata e policise:

Më datë 27.02.2017, rreth orës 22:00 nga Specialistët e Seksionit e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës & Shëndetit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë,është ekzekutuar vendimi penal datë 24.05.2016 i Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, në të cilën është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Renato Milloshi, vjeç 37, lindur ne Berat dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasje me paramendim" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve", parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të K.Penal.

Pas negociatave me familjaret e ketij shtetasi është vetëdorëzuar më datë 27.02.2017 pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Materialet ju referuan prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

ME TE LEXUARAT