Vrasja e prostitutës në Itali, dëshmia e shqiptarëve: Nuk kemi gisht. Ja dënimi

Aktualitet

Akuza e rënë mbi dy shqiptarët, Ilir Kadiu, i njohur me emrin Elio dhe Kristian Marku, banor në Salerno të Italisë prej shumë vitesh, për vrasjen e prostitutës rumune Alina Roxana Ripa është hedhur poshtë. 

Kështu u vendos në gjyqin e fundit të bërë, duke i hequr prangat për momentin dy shqiptarëve. Megjithatë për 36-vjeçarin Kadiu rëndon akuza e shfrytëzimit të prostitucioni, i cili është dhe figura qendrore e hetimit pasi është dhe tutori i prostitutës së vrarë.

Ndërsa 24-vjeçari Marku dy ditë më parë deklaroi para gjykatës së Salentos se nuk është marrë me prostitucion dhe se nuk ka lidhje me vrasjen e prostitutës rumune Alina Roxana Ripa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prostituta u gjet e vdekur më 31 dhjetor të vitit 2015 në rrugën Carrari.

ME TE LEXUARAT