Ngjarje e rëndë në Vlorë, betonierja masakron qytetarin në mes të rruges

28
Kliko per me shume info

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e “Skelës” në Vlorë. Mësohet se një automjet tip betoniere përplasi për vdekje një qytetar që ishte duke lëvizur me Biçikletë. Raportimet paraprake informojnë se viktima është i gjinisë mashkull, rreth të 50-ve.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:38, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekje, në Vlorë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit pranë rrethrrotullimit të skelës, ku një automjet tip “Betoniere Iveko” me targë VL 3586 C, me drejtues shtetasin B.H., rreth 56 vjeç, ka aksidentuar një person i cili po qarkullonte me biçikletë.
Për pasojë shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit “Iveko” shtetasin B.H., me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

Kliko per me shume info


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here