Zhduket 24-vjeçarja në Durrës, vjehrri denoncon në Polici: Më ka ikur nusja e djalit

Aktualitet

Vjehrri denoncon zhdukjen e nuses 24 vjeçe, ndërsa një vajzë denoncon largimin e partnerit të saj nga shtëpia ku bashkëjetonin.

Të dyja rastet janë shënuar në Durrës, ndërsa policia thotë se po punon për gjetjen e shtetasve M.A. 24 vjeçe, dhe T.M. 25 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kallëzimet janë bërë dje, dhe të dyja rastet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

“Më datë 06.02.2017, ora 13:00, ka bërë kallëzim, vjehrri i saj, shtetasi K.A. 52 vjeç, banues në Durrës, me arsim 8 klasë, pasi rreth orës 08:00 shtetësia M.A. është larguar nga banesa”.

“Më datë 06.02.2017, ka bërë kallëzim shtetësia O.K. 27 vjeçe, banuese në Durrës, pasi më datë 01.02.2017, në orën 16:00 i është larguar nga banesa bashkëjetuesi i saj T.M.”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT