Video e aksionit, si u gjetën të fshehura në tenxhere me presion paratë e grabitura në Rinas

Aktualitet
Video e aksionit, si u gjetën të fshehura në tenxhere me presion

OFERTE: Ski ne debore ne Maqedoni, ofertat e minutes se fundit! Nisjet me te aferta: 17 dhe 24 Shkurt 2017!

Policia e shtetit ka publikuar videon e aksionit të gjetjes së një pjese të parave të grabitura me armë në rrugën e Rinasit.

Kartmonedhat bëhet me dije se janë gjetur në tenxhere me presion të mbështjella me letër alumini e të groposura në një servis në Vorë të Tiranës dhe në Vlorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si u gjeten ne tenxhere me presion parate e... by agjencialetraal

Policia ka thene se në Vlorë u gjetën në një ambient të jashtëm të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro.

Në Vorë tek servisi i familjes Murataj u gjet një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarë.

Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnje etj.

Operacioni vijon qoftë për gjetjen e provave të tjera materiale ashtu edhe për kapjen e personave të përfshirë në këto ngjarje.

ME TE LEXUARAT