Veprimi i turpshëm me librin e shenjtë që shkaktoi reagim të ashpër

Një vajzë ka shkaktuar një reagim tepër të ashpër, pasi filmoi veten duke urinuar mbi Kuran, para se t’i vinte flakën dhe t’i shpallte luftë myslimanëve.

Vajza, identiteti i të cilit nuk dihet, qëndron përballë flamurit të Sllovakisë dhe klipi, sipas të përditshmes “Mirror”, është realizuar në një pyll në këtë vend.

E reja mund të shihet teksa gris faqe nga libri i shenjtë, përpara se të urinojë mbi të. Më pas ajo i hedh benzinë dhe i vë flakën. Por ajo nuk mjaftohet me kaq dhe kërcënon myslimanët në vendin e saj.

Teksa i quan “parazitë”, ajo shprehet: “Do t’ju përndjek të gjithëve hap pas hapi. Pak rëndësi ka nëse është femër, fëmijë apo mashkull. Do të shkel këdo që më del përpara. Ky është një mesazh për të gjithë, përfshirë policinë, askush nuk do të mund të më ndalojë”.

Padyshim që kjo video ka shkaktuar një reagim tejet të ashpër si në vend, ashtu edhe në internet.

Policia mësohet se ka marrë me dhjetëra ankesa dhe besohet se ka nisur hetimet për rastin në fjalë. E reja, sipas “The Mirror”, raportohet të jetë larguar drejt Finlandës.

Ekspertja e Kriminalistikës, Lucia Kurilovska tha se kjo video është në vetvete shprehje ekstremizmi, pikërisht gjëja që kjo vajzë pretendon se është kundra.klan

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

4 pozicionet seksuale që çmendin meshkujt dhe i bëjnë të fiksohen pas partneres

Të gjithë meshkujt dëshirojnë që herë pas here partnerja e tyre të ...