Kujdes! Me këto veprime po e dëmtoni baterinë e iPhone-it tuaj

Teknologji

Dita-ditёs orёt qё kalojmё me telefonin nё dorё po shtohen, pasi pёrvec se konsiderohet si mjet pune, shumё persona e pёrdorin atё pёr tu argёtuar, pёr tё komunikuar me shoqёrinё, apo pёr tё luajtur lojra tё ndryshme.

Por sa mё shumё tё pёrdoret, aq mё shpejt i bie bateria, kёshtu qё ne detyrohemi tё mbajmё dhe karikuesin me vete qё telefoni tё mos fiket.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mё poshtё keni disa kёshilla si tё ruani baterinё e telefonit tuaj, iPhone.

Ulni dritёn e ekranit. Ekrani shpenzon njё pjesё tё mirё tё baterisё, kёshtu qё sa mё i errёt aq mё “ekonomik”.

Mos e lini hapur Bluetooth, GPS dhe WiFi kur nuk ёshtё e nevojshme.

Nёse nuk keni karikues me vete dhe nuk dёshironi qё telefoni tё fiket mbyllni opsionin e internetit 3G, 4G, LTE. Mund tё mos keni internet pёr pak, por tё paktёn do tё keni telefon.

Mbyllja automatike e telefonit. Shkoni nё Settings ->General ->Auto lock dhe minimizoni kohёn e kyçjes sё ekranit.

Minimizoni lajmёrimet. Nё Settings ->Notifications zgjidhni nga cilat aplikacione dёshironi tё informoheni. Sepse sa mё shumё tё ndizet dhe fiket ekrani aq mё shumё bateri harxhohet.

Zbuloni aplikacionet qё harxhojnё mё shumё bateri. Nё Settings ->Battery ->Usage ->Battery Usage do tё shikoni se sa bateri harxhohet nё bazё tё çdo aplikacioni. Mё pas vendosni se sa kohё do tё kaloni nё secilin prej tyre, ose cilin nuk duhet tё pёrdorni kur nuk keni shumё bateri.

ME TE LEXUARAT