Miratimi i qeverisë/ 1082 vende të reja pune, njihuni me kriteret për t’u punësuar në administratë

Aktualitet

Në mbledhjen e radhës së qeverisë, u miratua vendimi për hapjen e 1082 vendeve të reja të punës në administratën shtetërore, vendim ky që vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve elektorale.

Por zbuloni cilat janë vendet e lira të punës dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.

1. Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2017 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej 1 082, i ndarë sipas kategorive të mëposhtme:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 10;

b) Për kategorinë e mesme drejtuese 85;

c) Për kategorinë e ulët drejtuese 312;

ç) Për kategorinë ekzekutive 675.

2. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë:

– Shkenca juridike;

– Shkenca kompjuterike;

– Audit i brendshëm;

– Shkenca ekonomike;

– Shkenca ekonomike/juridike;

– Shkenca shoqërore;

– Shkenca sociale;

– Histori-filologji;

– Veterinari;

– Agronomi;

– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

– Kimi;

– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Shkenca inxhinierike;

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Artet e bukura;

– Gjeodezi;

– Shkenca ekzakte;

– Shkenca edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i lartë ushtarak/policor;

– Arsim i lartë.

3. Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2017, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

4. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi./balkanweb/

ME TE LEXUARAT