Veliaj: Xhelal Mziu po i vjedh ujin e pijshëm Bashkisë së Tiranës

Kliko per me shume info

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë analizës vjetore të ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime, e cila u zhvillua në Bovillë. Ai tha se për herë të parë gjatë vitit 2016, UKT-ja doli me fitim, duke krijuar më shumë mundësi për investime, pa prekur çmimin e ujit.Veliaj ne analizen vjetore te UKT (1)“Një administrim më i mirë i ndërmarrjes e nxorri atë me fitim për herë të parë në 25 vjet.

Mund të ketë shumë njerëz që thonë nëse jemi me fitim, pse s’kemi ujë 24 orë? Sepse krahasuar me këtë fitim, investimet e kryera nga UKT janë shumëfishuar. Por, besoj se është lajm i mirë që fitimet i përkthejmë në investime, sigurisht duke ruajtur çmimin e ujit që kemi sot”, tha Veliaj.

Kliko per me shume info

Duke u ndalur te situata aktuale, ai bëri të ditur se furnizimi me ujë në Tiranë është dyfishuar në krahasim me 1 vit e gjysmë më parë, por duke theksuar se ajo është ende larg ambicies për të pasur furnizim me ujë pa ndërprerje. “Për 500 mijë banorë, gjendja e ujit sot në çezmat e tyre është si dita me natën. Një qytet që kishte 7 deri në 8 orë ujë, sot ka 14-15 orë ujë. Është gjë shumë e mirë, por ende shumë larg ambicies sonë për 24 orë ujë në ditë”, u shpreh ai.

Veliaj tha se 1/3 e ujit të pijshëm që rrjedh nga Bovilla humbet teksa kalon nëpër zonën e Kamzës dhe të Paskuqanit. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje kreut të Bashkisë Kamëz që të bashkëpunojë për të zgjidhur këtë problematikë.

“Pjesa më e madhe e humbjeve për Tiranën ndodh në momentin kur uji nga Bovilla shkon drejt Tiranës dhe kthehet në një kulluese makaronash teksa kalon në Kamëz dhe në Paskuqan. Kjo do bashkëpunim. Ndaj i bëj thirrje publike kryetarit të bashkisë, që marrja e pesë votave më shumë nga njerëzit që abuzojnë me ujin nuk është politikë afatgjatë”, tha Veliaj, duke shtuar se vjedhja e ujit nuk është një “biletë” për të dalë nga varfëria, por një çmim edhe për pjesën tjetër të Tiranës, që në fakt e paguan ujin dhe detyrohet të gjejë mjete alternative për të siguruar ujë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here