Vdiq në burgun e Shën Kollit, pas 6 muajsh reagon i ati: Djali im s’u vetëvra

Kliko per me shume info

Incidenti tragjik që ndodhi gjatë muaj më parë në burgun e Shën Kollit, ku nga shpërthimi i flakëve, ku dyshohet se u vu nga Flamur Sula, humbi jetën ky i fundit. Pas 6 muajsh ka reaguar babai i viktimës, i cili nuk pranon versionin e vetëvrasjes.
Nga hetimet e kryera prokuroria arriti në konkluzionin se zjarri është vendosur nga vetë viktima Flamur Sula.
Por babai i viktimës, Nuredin Sula është i bindur se djali i tij është vrarë qëllimisht dhe asgjë nuk ka ndodhur në mënyrë aksidentale. Nuredin Sula thotë se i ka humbur shpresat tek drejtësia shqiptare.
Nuredin Sula: Djali im nuk ishte nga ato që mund të kryente vetëvrasje. Do ta ndjek çështjen deri në Strasburg.
Flamur Sula nga Miloti i Kurbinit u gjet i vdekur në korrik të 2016-të në qelinë ku po vuante dënimit. Sipas deklarimeve të atëhershme të drejtorisë së Burgjeve, Flamur Sula u gjet i asfiksuar në banjon e dhomës dhe se kishte shpërthyer një bombul gazi gjatë gatimit në ambjentet e paraburgimit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here