Tiranë, foshnja humb jetën në maternitet, policia nis hetimin, mjekët: Lindi e vdekur!

2
Kliko per me shume info

Nje foshnje ka humbur jeten gjate lindjes ne maternitetin Koco Gliozheni ne Tirane ndersa policia ka nisur hetimet ndaj mjekes.
Behet me dije se foshnja ka vdekur gjate lindjes, edhe pse nena e saj ka pasur nje shtatzani pa probleme dhe ne kushte normale.
Per kete aresye, familjaret kane bere kallezim penal ne polici me akuzen mjekim i pakujdesshem.

Deklarata e policisë

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.R, vjeç 51, banuese në Tiranë, mjeke gjinekologe, pasi dyshohet se, në maternitet gjatë lindjes së shtetases M.M, ka vdekur foshnja e gjinisë femër.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua kartela e pacientes dhe pritet akti i ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Reagimi i mjekeve:
Policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të foshnjës që vdiq gjatë lindjes sot në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ndersa mjekët e këtij materniteti deklarojnë se foshnja ka lindur e vdekur, ndërsa pritet që me anë të një deklarate të thonë më shumë detaje për këtë rast.

Menjëherë pas ngjarjes familjarët e foshnjës së seksit femër kallëzuan në polici mjeken M. R që asistoi shtatzënën, e cila raportohet të mos ketë pasur probleme me shtatzëninë më herët.

Sakaq pritet që shkaku i vdekjes të zbardhet nga ekspertiza-mjekoligjore, të cilës po i nënshtrohet trupi i pajetë foshnjës.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here