FOTO/ Petrit Vasili betohet si ministër i Drejtësisë
Lajmifundit
/
3 Shkurt 2017, 12:37
Politikë
Petrit Vasili ka marrë sot zyrtarisht detyrën e ministrit të Drejtësisë. Një orë para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ai ka bërë betimin para kreut të shtetit.
Vasili zuri vendin e ish-ministrit Ylli Manjani, i cili u shkarkua nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në ceremoninë e betimit të Vasilit mësohet se ka marrë pjesë edhe zëvendës kryeministri Niko Peleshi.