Van Persie gjest të pahijshën ndaj serbit, reagon gruaja e futbollistit

Një nga ndeshjet më të ndezuar në Turqi e cila prodhon shumë tension si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj është ajo mes Besiktas dhe Fenerbahce.

Protagonistët kanë ardhur nga fusha e blertë dhe njëri prej tyre ka qenë sulmuesi me emër holandez, Robin Van Persi, i cili pati një konflikt të ashpër me kundërshtarin serb, Dusko Tosic.

Shtyrja me dorë, që bëri ky i fundit, mori si kundërpërgjigje kartonin e kuq nga arbitri, ndërsa holandezi bëri një gjest të pahijshëm ndaj kundërshtarit, pasi kapi organin gjenital në momentin kur Tosic po largohej nga fusha.

Veprimet e pahijshme të holandezit nuk përfunduan këtu, por vazhduan me nxjerrjen e gjuhës karshi tifozërisë kundërshtare.

Nuk ka vonuar dhe gruaja e futbollistit serb ka reaguar, duke e fyer Van Persie. Ajo e ka quajtur “stupid motherfuc*** autorin e golit të fitores së Fenerbahce ndaj Besiktas. Ajo, më pas e fshiu postimin, me kërkesën e bashkëshortit të saj.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

FIFA i paguan 1 milionë euro për shkak të lëndimit

Operacioni i ligamenteve të gjurit për shkak të lëndimit të rëndë në ...