Zbardhen detajet, si e trafikoi drogën në Greqi 22-vjecarja nga Lushnja

Emiljana Kokoni ishte 22-vjeçarja nga Lushnja që tentoi të transportonte 13.6 kg marijuanë drejt Athinës.

Ajo u zbulua në qytetin e Igumenicës nga Policia greke, pasi mbante një çante me drogë me vete.

Por si u zbulua infermjerja shqiptare, e cila mendohet se është paguar nga disa person për të cuar drogën në Greqi?

Ajo ka marrë një taksi nga Saranda drejtë pikës kufitare të Qafë-Botës. Më pas aty ka zbritur dhe ka kaluar kufirin në këmbë në mënyrë të rregullt. Në pikën doganore të Greqisë Emiljana Kokoni ka pritur autobuzin që të çon në Igumenicë.

Pasi ka marrë autobuzin 22-vjeçarja i ka kërkuar shoferit që në fshatin Aspoklis të ndalojë. Pikërisht në këtë fshat një djalë i ka dhënë asaj një çantë dhe më pas ajo ka vijuar rrugën për në Igumenicë. Pasi ka zbritur Emiljana Kokoni ka prerë një biletë për në Athinë.

Pikërisht kur po priste të nisej për në Athinë ajo është arrestuar nga policia Greke dhe nga kontrolli ka rezultuar se kishte në çantë 13.6 kg marijuanë. Mendohet se e reja nga Lushnja është paguar për të transportuar drogën drejt Athinës.
Ndërkohë Policia greke dyshon se droga ka kaluar nga kufiri i gjelbër, citon shqiptarja.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

EMRI/ Policia mban nën vëzhgim shqiptarin, i hyn në banesë dhe gjen “dyqan kokaine”

Një 22-vjecar shqiptar është arrestuar sot nga Policia italiane. Shqiptari i identifikuar si Alban ...