Ushtria amerikane ‘’zhgënjen’’

15
Kliko per me shume info

Një ndër ushtritë më të mëdha dhe të forta në botë, ëshët cilësuar ajo e Amerikës. Gati dy të tretat avionëve luftarakë të marinë amerikane nuk mund të fluturojnë, për shkak se nuk ka para të mjaftueshme për t’i rregulluar ato.
Defense Neës tha se avionët i nënshtrohen mirëmbajtjes së planifikuar dhe se janë në pritje të pjesëve të këmbimit. Gjashtëdhjetë e dy për qind e F / A-18-s të marinës së SHBA-së janë jashtë shërbimit. Nga këto, 35% janë në pritje të pjesëve. “Defense News” tha se 53% e avionëve të marinës, siç janë 1,700 aeroplanë luftarakë, patrullimi, aeroplanë transporti dhe helikopterë – nuk mund të fluturojë.
Agjencia shkruan se numri i anijeve që kanë nevojë për riparim vazhdon të rritet, dhe se paratë për t’i rregulluar ato nuk janë të mjaftueshme. Disa anije madje kanë edhe më shumë se 4 vite jashtë funksionit. Studimi tregon se rreth 15% e objekteve detare të ushtrisë amerikane janë në gjendje të dështuar dhe se janë në pritje të riparimit, zëvendësimit ose shkatërrimit.
Numri është aq i lartë, sa sipas studiuesit John Venable, një hulumtues i lartë për politikën e mbrojtjes në Fondacionin Heritage, do të duhen disa vite për t’i meremetuar dhe riparuar avionit F-18s.
Shqetësimin për këtë situatë e ka shprehur edhe presidenti i ri amerikan Donald Trump.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here