UPDATE/ Goditet banda e prostitucionit në Tiranë, 11 persona në pranga. Ja si rekrutoheshin vajzat

7
Kliko per me shume info

Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj njofton se është shkatërruar banda e prostitucionit në kryeqytet, ndërsa 11 persona janë arrestuar. Ai pohoi se mes të arrestuarve ka dhe femra. Ai bëri të ditur dhe formën se si rekrutoheshin vajzat.

“Kohë dhe zona të ndryshme në qytetin e Tiranës kanë shfrytëzuar dhe ndërmjetësuar për prostitucion me qëllim përfitimi femrat e rekrutuara për të ushtruar këtë veprimtari të paligjshme. Shtetaset Ambra.I dhe Fllanze.A dyshohet se rekrutonin vajza të moshave të ndryshme për të ushtruar prostitucion dhe klientët siguroheshin prej organizatorëve, të cilët ishin taksistë. Shuma për çdo klient shkonte nga 50-150 euro. Aktiviteti i tyre kriminal kamuflohej dhe lehtësohej përmes aktivitetit si taksist duke bërë të mundur transportimin e vajzave që ushtronin prostitucion në hotele dhe ambjente të tjera”- tha Hodaj
Po ashtu, dyshohet se këta shtetas në disa raste kanë siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë të cilën ua shisnin klientëve.
Nga arrestimet e bëra në disa ambjente është konstatuar lëndë narkotike e llojit kokainë në disa procione. Janë sekuestruar disa doza dhe mjetet e përdorimit të tyre. Gjatë operacionit janë sekustruar dhe tre automjete taksi, aparatë telefoni, 50 mijë lekë të reja, katër doza kokainë.
Femrat e shfrytëzuara për prostitucin gjatë kësaj periudhe do trajtohen pranë një strehëze pritëse me qëllim rehabilitimin dhe nxjerrjen e tyre nga ky rrjet shfrytëzimi.
Materialet në ngarkim të tyre i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here