U përgjua duke folur me Elton Çiçon, ja cfarë tha komisari i policisë në gjykatë

Aktualitet

Dy ish-drejtuesit e policisë në Vlorë dhe Tepelenë, pavarësisht se nuk i pranuan akuzat, mbeten në burg. Vendimi u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda mesditën e së dielës.

Haki Hasanbegaj, me detyrë shef i rendit në Komisariatin e Vlorës dhe Gani Abazi, me detyrë shef i specialistëve në Komisariatin e Tepelenës, iu drejtuan gjykatës në mënyrë individuale për të cilësuar jo të ligjshëm arrestimin e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, prokuroria në kërkesat e saj për vlerësimin e masës së sigurisë për ta u shpreh se ka prova dhe përgjime që i fajësojnë ata me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe favorizimit të kultivimit të kanabisit.

I njëjti vendim u dha edhe për Musa Bedinajn, i cili mendohej se ishte organizatori i kultivimit të kanabisit në parcela. Prokuroria tha se të dy drejtuesit e policisë kishin dijeni se në vende të caktuara mbillej kanabis dhe nuk e goditën atë, duke e favorizuar dhe njëkohësisht edhe duke shpërdoruar detyrën.

Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi i dëgjoi palët, vendosi t’i lërë ata me masën e arrestit me burg. Dy policët Abazi dhe Hasanbegaj janë pjesë e hetimeve për më shumë se 40 efektivë të policisë që i janë nënshtruar hetimeve për mosreagim ndaj kultivimit të kanabis sativës apo edhe favorizim në ndonjë rast.

Hetimet ndaj policëve janë duke u kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave./tch

ME TE LEXUARAT