U fiken motorët në mes të detit, shpëtohet shqiptari dhe italiani

47
Kliko per me shume info

Policia Bregdetare shqiptare në Vlorë deklaroi se ka shpëtuar dy persona, një shqiptar dhe italian, të cilën kishin mbetur në mes të detit.

Rreth orën 19:40 të së premtes autoritetet u njoftuan se në veri të ishullit të Sazanit, në distancë 6 milje, ndodhej një gomone rreth 7 metra me dy persona në bord, të cilët kërkonin ndihmë, pasi mjeti i tyre kishte marrë ujë dhe i ishin fikur motorët.

Kliko per me shume info

Në ndihmë të tyre u dërguan anijet e gatshme “P-03” dhe “Lissus P-133”, të cilat i morën dy personat në bordin e anijes “Lissus”, ndërsa gomonia u la në det, pasi për shkak të dëmtimeve dhe të kushteve të detit nuk mund të rimorkiohej.

Gjendja shëndetësore e të shpëtuarve mësohet se është e mirë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here