U dënua me dy burgime përjetë në Greqi, shqiptari fiton pafajësinë

Kliko per me shume info

Shqiptari, Nikolin Margjokaj i dënuar me dy burgime për jetë në Greqi, ka marrë pafajsinë nga Gjykata e Apelit e Athinës.
Ditën e mërkurë në Athinë në gjykatën e Apelit, u zhvillua seanca e gjykimit të shtetasit shqiptar Nikolin Margjokaj, seancë e cila ishte vazhdim i seancës së kaluar, ku trupi gjukues refuzoj kërkesën e palës mbrojtëse për të kryer ADN e të akuzuarit.
Trupi gjukues i përbërë nga 5 anëtar ka vendosur unanimisht të jap drejtësi, dhe pas shqyrtimit të provave dhe materialeve të dosjes, si dhe pyetjes së dishmitarëve vendosi:
Nikolin Margjokaj, shpallet i pafajshëm pasi nuk ekziston asnjë provë që të vërtetoi fajësin e tij. I të njejtit mendim ishte edhe prokurori i Apelit. Për këtë akuzë Margjokaj ishte dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës së Athinës me burg për jetë, pasi akuzohej për një vrasje me grabitje.
Çështja u dërgua për apelim, pasi pala mbrojtëse e të akuzuarit nuk ishte dakort me masën e dënimit të dhënë nga vendimi i shkallës së parë, duke kërkuar pafajsinë e plotë me pretendimin kategorik, se Margjokaj nuk kishte as një lidhje me krimin, dhe sipas tyre dënimi është i padrejtë dhe nuk është bazuar në fakte dhe prova. Me të vërtetë u provua se avokati dhe i akuzuari kishin të drejtë, gjë të cilën e vërtetoi edhe gjukata e Apelit, Athinë duke e shpallur të pafajshëm siç edhe pretendonin.
‘’Zoti është i madh, vonon por nuk harron. Tani i sigurtë drejt lirisë, u hap drita jeshile…’’- tha i akuzuari
Tashmë Margjokajt i mbetet për të zhvilluar edhe një beteje tjetër, ku do të përballet me togat e zeza të gjykatës së lartë të Athinës, ku kërkon sërisht drejtësi, për çështjen tjetër për të cilën është dënuar si në rastin e parë me burg për jetë nën akuzën për vrasje. Arsyeja e dënimit vetëm për faktin se dy vrasjet konçidonin të ishin kryer nga e njëjta armë për të cilën akuzohej Margjokaj.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here