Turqi, paraburgosen 400 militantë të dyshuar të IS-it

1
Kliko per me shume info

Policia turke të dielën ka paraburgosur rreth 400 persona të dyshuar si pjesëtarë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, gjatë bastisjeve në gjashtë krahina, transmeton Reuters raportimet e mediave shtetërore turke.

Personat e paraburgosur janë kryesisht shtetas të huaj, shkruan agjencia e lajmeve Anadolu. Së paku 60 të dyshuar janë paraburgosur në Ankara, derisa 150 të tjerë janë ndaluar në krahinën Sanliurfa, afër kufirit me Sirinë.

39 njerëz, kryesisht të huaj, janë vrarë natën e Vitit të Ri, kur një pjesëtar i Shtetit Islamik, ka shtënë në brendi të lokalit, Reina në Stamboll.

Në operacionin e kaluar të policisë turke, 30 pjesëtarë të dyshuar grupit militant, Shteti Islamik, janë paraburgosur gjatë bastisjeve në krahinën Konia, dhe 10 të tjerë janë mbajtur në krahinën Adiaman.

Policia ka paraburgosur 18 të dyshuar të tjerë në Kocali dhe Stamboll, 47 në Gazientep dhe 46 të tjerë në krahinën e Bursës.

Autoritetet turke njoftojnë se 780 persona, prej të cilëve 450 janë shtetas të huaj, mbesin në paraburgim, disa prej të cilëve tashmë janë dënuar, rreth lidhjeve me grupe xhihadiste.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here