Turqi, arrestohet se hyri dhunshëm në zyrat e partisë së Erdogan

Bota

erdogan-11Policia e ka arrestuar një person të armatosur që ka hyrë në zyret e partisë së presidentit turk, Rexhep Erdogan, në Stamboll.

Ky rast ka ndodhur një ditë pasi pjesëtarë të një grupi radikal të majtë e morën peng një prokuror brenda një prej gjykatave të Stambollit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Personi i arrestuar ka thyer dritaret në katin më të lartë të ndërtesës në qarkun Kartal, në pjesën aziatike të Stambollit.

Reuters në lajmin e publikuar citon mediat turke të cilat fillimisht kanë thënë se ishin dy persona të armatosur që ishin futur dhunshëm në partinë AK, të presidentit turk.

ME TE LEXUARAT