Trump mbron vendimin: Urdhri për emigrantët, për sigurinë e SHBA

2
Kliko per me shume info

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka mbrojtur urdhrin e tij për ndaljen e hyrjes së të gjithë refugjatëve dhe udhëtarëve nga shtatë vende me popullatë shumicë myslimane, duke thënë se këtë e ka ndërmarrë për “sigurinë” e vendit.

Gjatë fjalimit të tij të sotëm, para zyrtarëve të agjencive për zbatim të ligjit, pasi një gjyqtar federal e ka bllokuar urdhrin e tij kundërthënës, javën e kaluar, ai theksoi se “nuk dëshiroj bile ta quaj gjykatën të anshme”.

Kliko per me shume info

Trump, po ashtu, tha se “ne ende nuk kemi vendim, por gjykatat duket se janë shumë politike dhe do të ishte shumë e mirë për sistemin tonë të drejtësisë, nëse ato do të ishin në gjendje ta lexonin deklaratën dhe të bënin atë që është e drejtë”.

Dje, tre gjyqtarë të një gjykate të apelit në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, kanë bërë pyetje të rënda për urdhrin ekzekutiv të Trumpit për migrantët dhe për përpjekjen për bllokimin e tij, gjatë seancës së dëgjimit për të vendosur se a do të vazhdoj bllokimi apo jo.

Vendimi i kësaj gjykate pritet deri në fund të javës.

Por, konsiderohet se pavarësisht nga ky vendim, kjo çështje do të arritjë në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here