Trump kërcënon më dërgimin e trupave në Meksikë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar presidentin meksikan Enrique Pena Nieto se do të dërgojë trupat amerikane nëse qeveria e tij nuk ndalon ata që i quan “njerëzit e këqij”.

“Keni shumë ‘bad hombres’ (njerëzit e këqij) aty. Nuk po bëni mjaftueshëm për t’i ndalur. Mendoj se ushtarët tuaj kanë frikë. Tanët nuk kanë, mund t’i sjell aty”, i ka thënë Trump homologut të tij meksikan sipas një transkriptimi nga “Associated Press” të bisedës telefonike të zhvilluar të premten e kaluar mes dy liderëve.

Nga ana tjetër Ministria meksikane e Punëve të Jashtme ka përgënjeshtruar përmbajtjen e kësaj bisede duke e cilësuar si krejtësisht falso.

“Trump dhe Pena Nieto arritën në marrëveshjen për të vazhduar të punojnë dhe se stafi i dy vendeve do të vazhdojnë të takohen për të arritur një marrëveshje pozitive”, vazhdoi Ministria.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Stuhia e frikshme godet Britaninë e Madhe

Britania e Madhe pritet të goditet nga një tjetër stuhi. E pagëzuar ...