Donald Trump: Irani po luan me zjarrin, unë nuk jam Obama!

11
Kliko per me shume info

President amerikan, Donald Trump, ka akuzuar Iranin se “po luan me zjarr” dhe se ai nuk do të jetë aq i sjellshëm sa ish-Presidenti Obama me ta.

“Irani po luan me zjarr – ata nuk vlerësojnë sa i ‘sjellshëm’ ishte Obama me ta. Unë jo” shkroi Trump në “Twitter” duke u kujtuar iraniane se ai nuk është si Presidenti Obama.

Kliko per me shume info

Deklarata vjen pak kohë pasi Irani ka njoftuar se ka testuar një raketë balistike. Duke folur për Administratën Obama, Trump tha se qeveria iraniane nuk e kishte vlerësuar se sa e sjellshme kishte qenë Amerika me ta – referencë e mundshme për marrëveshjen bërthamore që Amerika nënshkroi me Iranin në vitin 2015 kur Irani u zotua për reduktim të kapacitetit të tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare. Trump që në krye të herës është deklaruar kundër marrëveshjes dhe ka sinjalizuar se Amerika do të jetë më e ashpër ndaj Iranit.

Pak kohë pas Trumpit, nga Twiiter reagoi edhe Ministri iranin i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif , i cili tha se Irani nuk trembet nga kërcënimet amerikane dhe se Teherani kurrë nuk do të nisë i pari një luftë.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here