Tronditet Pogradeci, gruaja vret bashkëshortin e më pas helmon veten

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec, ku në një kasolle, janë gjetur të pajetë trupat e dy shtetasve të cilët mendohet se janë bashkëshortë. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Velçan në Pogradec rreth orës 00:10, ku sipas dëshmitarëve, dy shtetasit me iniciale E.T, 26 vjeç dhe F.T, 23 vjeçe, janë konfliktuar dhe goditur fizikisht me njëri tjetrin.

Mësohet se më pas, konflikti ka vijuar edhe jashtë banesës, konkretisht në një kasolle (pronë e tyre) ku shtetasja F.T dyshohet të ketë goditur në kokë, me mjet të fortë (dru) bashkëshortin e saj, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Pas këtij veprimi, shtetasja F.T dyshohet të ketë konsumuar helm dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe kjo e fundit. Konflikti mendohet të ketë ndodhur, për motive të dobëta, midis dy bashkëshortëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trupat e tyre janë transportuar në morgun e Spitalit të Pogradecit, ku pritet të kryhet autopsia.

Nga ana e Policisë, po kryhen gjithë veprimet e nevojshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT