Tregtia botërore e armëve, ja dy superfuqitë e armatosura deri "në dhëmbë"
Periudha e shtensionimt politik ka marrë padyshim fund. Dekadën e fundit eksportet e armëve janë rritur mënyrë të vazhdueshme. SHBA-ja dhe Rusia sërish në krye.
Një çerek shekulli pas përfundimit të Luftës së Ftohtë tregtia botërore e armëve është rritur ndjeshëm. Sipas raportit të fundit të Institutit ndërkombëtar për Kërkime për Paqen SIPRI, me seli në Stokholm, eksporti i armëve në pesë vitet e fundit ka arritur volumin e tij më të madh që nga viti 1990. Në periudhën 2012 - 2016 eksporti i armëve ka qenë 8.4 për qind më i lartë se në periudhën 2007 - 2011.
Eksportuesit më të mëdhenj janë sipas SIPRI-t SHBA-ja, e cila zë 33 për qind të tregut botëror të armëve dhe Rusia me 23 për qind.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në vendin e tretë renditet Kina me 6.2 për qind. Eksportet nga Kina janë rritur në këtë periudhë me 74 për qind./DW/