Kapen tre djemtë që i grabitën shokut paratë e shkollës, por zhduken 1200 eurot

Aktualitet

3 të rinj janë arrestuar nga Policia pasi i kanë vjedhur shokut të tyre paratë, me të cilat do të paguante shkollën, por 1250 eurot janë zhdukur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur më datë 06.02.2017, në pjesën e pasme të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, në rrugën “Ali Kolonja”, ku tre të rinjtë kanë vjedhur me dhunë si dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta shtetasin R. Z., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në orët e vona të natës të datës 06.02.2017, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i njërit prej autorëve, shtetasi Ertis G., 17 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim dy bashkëpuntorët e tij.

Ditën e sotme, më datë 07.02.2017, është bërë e mundur kapja e dy bashkëpuntorëve të tjerë, më konkretisht, shtetasve:

– Kastriot C., 17 vjeç, banues në Tiranë

– Sergjio Z., 17 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohen se kanë kryer vjedhjen me dhunë duke e goditur me grushta, si dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë si ajo e thikës dhe më pas i kanë marrë shtetasit R. Z., portofolin ku në brendësi të tij, kishte shumën monetare prej 1250 eurosh dhe 2000 lekësh.

Nga marrja në pyetje, të miturit kanë pranuar kryerjen e këtij veprimi dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e shumës monetare.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 139-25 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT