Tragjedia e 9 janarit/ 21 viktima nga përmbysja e gomones, ekstradohet nga Italia Elton Tafili

Skafisti i tragjedisë së 9 Janarit kur nga përmbysja e gomones humbën jetën 21 persona, ekstradohet nga Italia. Shtetasi, Elton Tafili, 43 vjeç nga Vlora ishte dënuar me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijëve”, parashikuar nga neni 298/3, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Më datë 09 janar 2004, Tafili së bashku me shtetasit A RR., A.A, V. R, A. B dhe H. T, në afërsi të Gadishullit të Karaburunit, kanë organizuar trafikimin drejt Italisë, të disa shtetasve shqiptarë (63 persona). Këto shtetas kishin paguar nga 1500 Euro për person, shtetasve të lartpërmendur, për të shkuar në Itali në mënyrë të jashtëligjshme
Ndërsa gomonia ka dalë në ujrat territorialë të Republikës së Shqipërisë, në drejtim të Italisë, ajo është përmbytur duke shkaktuar vdekjen e 21 shtetasve.
Ekstradimi i tij nga Milano u krye më 10 shkurt 2017.
Shtetasi TAFILI është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.13 datë 24.01.2005, ndryshuar pjesërisht me Vendimin nr.461 datë 27.12.2005 të Gjykatës së Apelit Vlorë, i lënë në fuqi me Vendimin nr.536, datë 22.07.2007, duke vendosur përfundimisht dënimin me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijëve”, parashikuar nga neni 298/3, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pronarja i bëri ftesë klientëve për seks me kamarieren, ja si u zbulua rrjeti i prostitucionit

Pronarja e një lokali në rrugën Tiranë- Elbasan, shtetësja Abibe Sh, 50-vjec ...