Tragjedi në Itali, nëna shqiptare qëllon me thikë djalin 7 vjeçar dhe vetëvritet

41
Kliko per me shume info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një grua shqiptare ka qëlluar me thikë djalin e saj 7 vjeçar dhe më pas ka kryer vetëvrasje duke u hedhur me shpejtësi nga ballkoni.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë rreth orës 10 të ditës së sotme (12 shkurt).
Mësohet se fëmija mbërriti në spitalin e fëmijëve “Regina Margherita” me plagë të shumta në gjoks dhe në bark si dhe me lëndime në dorë, shenjë kjo se është përpjekur të mbrojë veten.
Aktualisht sipas ANSA, fëmija ndodhet në sallën e operacioni dhe nuk jeta e tij nuk është e rrezikuar pavarësisht plagëve të rënda. Në kohën e tragjedisë, në familje nuk ka qenë djali tjetër i saj si dhe ish-burri.
Sipas fqinjëve të viktimës, gruaja shqiptare ishte në prag të divorcit me bashkëshortin italian. Thuhet se 35-vjeçarja vuante nga depresioni kohët e fundit dhe ishte ndjekur nga qendra sociale të posaçme. Ajo ishte divorcuar nga bashkëshorti.
Ende nuk dihet identiteti i gruas.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here