Trafiku ndërkombëtar/ U kapën në flagrancë në Muriqan me 15 kg kanabis, në pranga dy persona (Foto)

Aktualitet

Policia Kufitare në Muriqan ka goditur një tjetër rast të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, duke sekuestruar rreth 15 KG lëndë e dyshuar si narkotike "Cannabis Sattiva". Mësohet se policia kufitare në bashkëpunim me shërbimet e D.V.P-Shkodër arrestoi në flagrancë dy shtetas.

Policia bën me dije se u arrestuan shtetasit, Aldo Lajthia, 29 vjeç, banues në Durrës dhe Valbona Rustemi, 46 vjeçe, banuese në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

‘’Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) të automjetit tip “Peugeot”, me targa AA 233 PP që drejtohej nga shtetasi Aldo Lajthia, në një vend të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

* 15 kilogramë lëndë e dyshuar si narkotike "Cannabis Sattiva".

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasit e mësipërm kishin si destinacion vendet e BE.

Materialet proceduriale do t'i referohen për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT