U kap në flagrancë për trafik droge, ja kush është “i forti” i Yzberishtit (Video)

I forti i Yzberishtit u arrestua një ditë më parë, pasi kishte vetëm disa muaj që ishte liruar nga burgu. Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Avdillari. Pasi përfundoi dënimin për vrasje, e disa muaj shtesë për arratisje nga burgu, 46¬ vjeçari është vënë sërish në pranga nga Policia e Tiranës. Këtë herë ai është arrestuar si kapoja i një grupi që shiste drogë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit e Kasharit.

Me mbiemrin tashmë të ndryshuar, nga Avdillari në Zyberi, 46¬-vjeçari mbahej prej disa muajsh në vëzhgim nga Antidroga e Tiranës, pasi kishte informacione se në banesën e tij fshihte sasi të konsiderueshme
kanabisi.

Hetimet me metodat speciale kanë vijuar deri pasditen e së shtunës, kur Antidroga siguroi informacionin e nevojshëm për të goditur. Avdillari e gjithë të tjerët që punonin për të ndodheshin në banesën e tij në Yzberisht, duke u bërë gati të lëviznin 5 thasë me kanabis. Ky ishte momenti i përshtatshëm për të ndërhyrë dhe në këtë mënyrë u krye edhe arrestimi në flagrancë i Ilir Avdillarit, djalit të tij 20¬ vjeçar, Fabianit, dhe i 3 personave të tjerë. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se gjatë operacionit të koduar “Qelqi”, veç “të fortit” të Yzberishtit e të birit, u arrestua 32¬vjeçari Gentian Boçi, Odisjen Sakollari, 24 vjeç, si dhe 17¬vjeçari me iniciale D.A.

OPERACIONI

Policia e Tiranës tha dje se Antidroga me mbështetje edhe të Forcave Operacionale, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Qelqi”, duke sekuestruar 30 kg hashash dhe një armë zjarri pa leje, tip “Shotgun”. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë Ilir Zyberi (Avdillari), Fabian Zyberi (Avdillari), Gentian Boçi, Odisjen Sakollari dhe adoleshenti me iniciale D.A.

Sipas Policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-¬tjetrin dyshohen se kryenin shitje të lëndëve narkotike kanabis sativa drejt personave të ndryshëm në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe Kasharit.

“Për këta shtetas kishte informacione policore se posedonin një sasi të konsiderueshme me lënde narkotike dhe këtë sasi e mbanin të fshehur në banesën e shtetasit Ilir Zyberi, ku më pas do të bënin dhe shitjen e saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ilir Zyberi është bërë neutralizimi dhe prangosja në flagrancë e shtetasve të sipërshënuar, të cilët po organizonin shitjen e lëndës së dyshuar”, tha
dje Policia.

Posted by Ministria e Punëve të Brendshme on Sonntag, 12. Februar 2017

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Grabitja e 3.2 milionë USD në rrugën e Rinasit, Apeli lë në burg tre policët privatë

Gykata e Apelit ka lënë në burg tre efektivët e policisë private ...