Topi: Situata politike e rënduar. Të mos prishim raportet me SHBA-në

Politikë

Kreu i FRD Bamir Topi zhvilloi një takim me strukturat në Sarandë.

Topi tha se është një situatë politike mjaft e rënduar në vend, dhe origjina e kësaj situate lidhet me zgjedhjet. Ka shumë ujëra të turbullta që Shqipëria natyrisht nuk kishte nevojë që t’i sillte në këtë mënyrë vlerësoi kreu i FRD.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Situata politike e rënduar, gjendja e institucioneve shumë problematike dhe ka një detyrë për ata që janë në krye të institucioneve.

Nuk mjafton që ti konsumojnë bisedat në zyra por ka një detyrë shumë të madhe dhe kjo është detyrimi për transparencë publike. Dhe të mos na fusin në turbulenca të panevojshme për të prishur raporte edhe me vende të cilat janë jetike për fatin e Shqipërisë" - u shpreh Bamir Topi.

ME TE LEXUARAT