Deputetja e PD-së: Jo koalicion me LSI. Opozita e pavarur nga lëvizjet e Metës

Edhe deputetja e PD-së, Jozefina Topalli i është bashkuar qëndrimit të kryetarit Lulzim Basha, se opozita nuk duhet të bëjë koalicion me LSI-në.

E ftuar në emisionin “Kjo Jave”, Topalli është shprehur kundër çdo koalicioni me partitë e majta dhe ka kërkuar që PD të jetë e pavarur nga çdo lëvizje e Ilir Metës.

“Unë kam qenë, jam dhe do të jem kundër koalicionit me forca të majta. Dua ta shikoj forcën time politike të pavarur nga veprimet e Metës dhe të LSI. Rama dhe Meta janë si dy të divorcuar që jetojnë në një shtëpi”, u shpreh ish-kryetarja e Kuvendit.

E pyetur nëse do të jetë në listat e PD-së për zgjedhjet e ardhshme, Topalli tha se nuk mund t’i përgjigjet kësaj pyetje, por theksoi dëshirën për të qenë sërish deputete e Shkodrës edhe pas 18 qershorit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Moderatorja Vasili: Nëse do të kishit Zotin përpara, çfarë do t’i thoshit?, përgjigjia e Ramës do t’ju befasojë

Një natë më parë Rama ishte i ftuar në emsionin ‘’Me studio ...