Përse n’a thinjen flokët? Ja përgjigjia

Soft

Nga analizat që iu bënë më shumë se 6300 njerëzve nga pesë shtete të Amerikës Latine, kërkuesit shkencorë dolën në përfundimin se një gjen i quajtur IRF4 është ai që shkakton thinjien e flokëve.

Ky gjen rregullon melaninën, pigmentin përgjegjës për ngjyrën e flokëve, të lëkurës dhe syve. Gjeni qëndron në kromozomin e gjashtë dhe mendohet se është i vetmi që shkakton thinjen e flokëve.

Njerëzit që kanë një gjen të tillë thinjen më shpejtë se të tjerët. Përveç gjenetikës, faktorë të tjerë që ndikojnë në thinjen e flokëve janë edhe stresi, duhani, faktorët mjedisorë, rrezet ultravjollcë dhe ndotësit e ajrit etj.

“ Kemi njohur deri tani disa gjene që lidhen me ngjyrën e flokëve dhe rënien e tyre, por për herë të parë kemi identifikuar një gjen që shkakton thinje të flokëve tek njerëzit, si dhe gjene të tjera që ndikojnë tek forma e flokëve dhe dendësia e tyre”, shprehet autori kryesor i studimit, Dr Kaustubh Adhikari, nga Kolegji Universitar i Londrës, për Daily Mail.

ME TE LEXUARAT