Si u zbulua tentativa për trafikimin e “thesarit” të Apollonisë

Dy persona kane rene në pranga ndersa dy te tjere jane shpallur në kërkim, pas një operacioni kundër një grupi që ishte specializuar në vjedhjen e veprave të artit në Parkun Arkeologjik të Apollonisë.

Pas një pune hetimore disa mujore,në pranga përfunduan Toni (Ermir) Fasko, 35 – vjeç dhe Saimir Fasko, 38 vjeç, të dy banues në fshatin Radostinë, Fier. Ndërsa në kërkim u shpallën A.F, 41 vjeç dhe E.F, 53 vjeç.

Në bashkëpunim me njëri – tjetrin, keta shtetas për një periudhe të gjatë kohe, në mënyrë të paligjshme kanë gërmuar në parkun kombëtar të mbrojtur të “Apollonisë”, ku kanë nxjerrë rreth 230 objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramikë, të cilat pasi i grumbullonin në banesat e tyre, i përgatisnin me qëllim trafikimin e tyre.

Në banesën e njërit prej autorëve u gjet edhe një paisje dedektor për gjurmim i antikuareve. Policia thotë se materialet arkeologjike të sekuestruara do t’i kalojnë për vlerësim Ministrisë së Kulturës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

I gjenden 1.3 kg kanabis dhe 8550 fara në banesë, arrestohet 37- vjeçari nga Lushnja (Foto)

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 37-vjeçar pasi në banesën e tij ...