Thaçi: Jam i shqetësuar nga propaganda e Serbisë

16
Kliko per me shume info

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një statusi në “Facebook” shprehet se ndihet i shqetësuar nga propaganda e vjetër e Serbisë, e cila kërkon të bëjë për vete serbët e Kosovës. Sipas tij, propaganda e dirigjuar nga Beogradi synon të nxisë frikë dhe përçarje në mesin e serbëve të Kosovës dhe që këta të fundit të mos integrohen në strukturat e shtetit më të ri në Ballkan.

Statusi i plotë i Hashim Thaçit:

Kliko per me shume info

Jam i zhgënjyer dhe i shqetësuar me fushatën propagandistike në stilin e vjetër të Serbisë, e cila vazhdon të ndjell frikë dhe urrejtje ndëretnike tek komuniteti serb që jeton në pjesën veriore të Kosovës.

Kjo propagandë e orkestruar nga Serbia synon frikësimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në veri të vendit dhe pengimin e procesit të integrimit të plotë të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës. Përgjatë gjithë historisë së deritashme, shteti i Serbisë e ka manipuluar dhe viktimizuar për qëllime të veta politike komunitetin serb që jeton në Kosovë. Pasojat e një qasje të tillë destruktive janë evidente edhe sot.

Prandaj, përsëri e ftoj Serbinë që të heq dorë nga praktikat e tilla të cilat nuk i shërbejnë në asnjë formë procesit të pajtimit dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë rast, dua ta siguroj komunitetin serb që jeton në Kosovë se asnjë e keqe kurrë nuk do t’iu ndodhë atyre nga ana e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, të cilat janë demokratike dhe mbrojnë jetën e të gjithë qytetarëve kudo që janë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.

Bashkimi Evropian dhe NATO-ja duhet t’ia tërheqin vërejtjen Serbisë që të përmbahet nga skenari për të nxitur një konflikt të ri në Kosovë dhe rajon. Kosova dhe i gjithë rajoni ynë kanë nevojë vetëm për rritje të bashkëpunimit rajonal, fqinjësisë së mirë dhe përshpejtimit të procesit të integrimit në BE dhe NATO, si kusht kryesor për paqen dhe sigurinë afatgjate.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here