Tersi i Arlind Ajetit, shënon gol dhe autogol

Mbrojtesi i kombetares shqiptare Arlind Ajetin fati i keq po e ndjek nga pas. Ai luajti si titullar në sfidën Torino – Pescara, e fituar nga skuadra e tij 5-3.

Ajeti shënoi golin e dytë për Torinon që dominoi të gjithë lojën. U duk sikur Ajeti shpagoi gabimin e një javë më parë teksa nuk e ktheu topin si duhet në portë duke u ndëshkuar edhe më gol.

Kliko per me shume info

Kjo ndodhi edhe me shqiptarin që pasi ekipi i tij ishte në avantazh me 5 gola i dhuroi kurajo skuadrës mike duke shënuar një autogol.

Ajeti ishte në markim trup me trup dhe pikërisht kjo i humbi ekuilibrin. Topi i ngeci nëpër këmbë dhe shoi në rrjetën e Joe Hart.

Arlind Ajeti është vlerësuar në ndeshjen e sotme për dëshirën e treguar për të vënë veten në pozicion të rëndësishëm në ekip, por tersi e ndoqi edhe këtë herë.

Kjo nuk ndikoi në fitoren e skuadrës së tij, por me siguri, Ajeti nuk do të shihet me sy të mirë për një kohë të gjatë nga portieri Joe Hart.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here