Terrorizohet aeroporti i Hamburgut nga lëndë toksike, evakuohet ndërtesa, 50 të helmuar

Qytetarët në Gjermani janë terrorizuar në aeroportin e Hamburgut, pasi dyshohet se një lëndë toksike është përhapur në të gjithë ndërtesën, duke shkaktuar 50 të plagosur. 

Sipas raportimit të Die Ëelt, i gjithë aeroporti është bllokuar dhe ndërtesa është evakuuar nga frika për një rrjedhje kimike.
Disa informacione, ende të pakonfirmuara tregojnë se 50 persona jën dërguar në spital, pasi për shkak të ajrit të kondicionuar, kimikatet toksike janë përhapur në të gjithë ndërtesën.
Si fillim u dëgjua një ‘’erë e keqe’’, duke shkaktuar alarm për të gjithë, shkruajnë mediat lokale. Po ashtu, raportohet se të gjithë fluturimet janë anuluar. Ndërsa, pasagjerët janë dërguar në parkingun e makinave, larg terminalit, duke qendruar në temperatura të ftohta si -4 gradë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulohen varreza masive në veriperëndim të Sirisë

Trupat e 130 luftëtarëve të ekzekutuar nga rivalët xhihadistë, u gjetën në ...