Rama tërheq kërcënimin për Serbinë: Nuk jetohet përherë si luftëtar, dorëzoni armët!

Deklaratat e kryeministrit, Edi Rama nga Prishtina se Shqipëria do të reagonte menjëherë në rast se Kosovës do t’i prekej qoftë edhe 1 centimetër tokë nga Serbia, shkaktoi një furtunë reagimesh.
Shumë e komentuan këtë paralajmërim të Ramës edhe si një vullnet të shprehur publikisht nga Tirana zyrtare deri edhe për të hyrë në luftë me Serbinë.

Por në fakt nuk është kështu. Dhe këtë e pohon vetë kryeministri Rama gjatë një replike me një komentues në “Facebook”, të cilin e sqaron se në një përplasje të mundshme me Serbinë, Shqipëria është gati të përdorë, jo plumbat e vërtetë por dijen si armë, raporton “BalkanWeb”.
“Ushtrinë o shqiptar kur ke ndermend ta bësh si duhet? E kërcënove Serbinë, i the se këtu flitet shqip, këtu i thonë Shqipëri. Por ne nuk kemi ushtri. Edhe armët që kishim po i mbledh. Të paktën na ler ato të jemi gati po erdhi serbi. Rrit buxhetin për ushtrinë”, – i shkruan komentuesi, Ramës.
Por në përgjigjen e tij, kryeministri i kthehet: “Armët tona duhet të jenë dijet dhe dorëzo armën nëse e mban akoma e ulu lexo e mëso se nuk jetohet si luftëtar i luftrave që nuk do të ndodhin”, – shkruan Rama në “Facebook”.

Pak ditë më parë, i ftuar në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova, Rama paralajmëroi se “shqiptarët, Shqipëria dhe Kosova, janë bashkë për të promovuar paqen, por edhe për të mbrojtur integritetin territorial. Nëse serbët duan të hipin nëpër trena që i cojnë ata prapa në histori, por nuk i prekin asnjë fije floku Kosovës, ne nuk kemi c’u bëjmë. Por nëse duan të cënojnë një centimetër të territorit tonë, jemi të gatshëm të përgjigjemi”, – u shpreh kryeministri, i cili duket se është tërhequr tashmë nga ky paralajmërim drejtuar Serbisë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ture me prostituta, banda me shqiptarë maskohej si “shoqatë humanitare”

Nje shoqate humanitare vullnetare ishte fasada pas të cilës fshihej një trafik ...